Çfarë është Ting.al?
Ting.al është një platformë që ofron të gjitha bizneseve si bare, kafene, restorante apo hotele mundësinë për të shfaqur menunë e tyre në një mënyrë inovative. Përmirësimi i përvojës së klientit dhe heqja e çdo kostoje të lidhur me këtë industri.

Bizneset mund të krijojnë një numër pa limit të produkteve dhe t’i azhornojne ne çdo kohë. Klienti mund ta shohi menunë me një skanim të QR-Code në telefonat e tyre pa pasur nevoje të presin që kamerierin.

Kur u krijua ting.al?

Ting.al nisi rrugëtimin e saj për krijimin e Menusë Dixhitale në korrik të 2020. Konceptimi i menusë u bazua ne elementet kryesore te kontaktit, artikujve me titull, pershkrim, çmim dhe foto.

SI FUNKSIONON TING.AL?

Gjithçka që duhet të bëni është të paraqisni një Word me te gjitha artikujt e menuse tuaj fizike. Perveç gjuhes shqipe, ting.al ofron dhe gjuhet Angliht, Italisht te cilat duhet te jene te perkthyera ne word.

Instagramin tuaj
Numer Celi
Lokacion
Orari i hapjes
Pas 24 – 48 ore stafi i ting.al ben ngarkimin e menuse dixhitale ne sistem. Gjithashtu ofrohen falas 10 stikera per tavolinen me QR code te linkut me menun tuaj.

Voila! Një menu dixhitale e bukur interaktive.

Si hyjnë klientet në një menu dixhitale?
Klientet mund të hyjë në menunë tuaj ose duke futur URL-në tuaj të menysë në një shfletues. Ose ata mund të hapin kameren dhe te skanojnë kodin QR, i cili do t’i hapi në menunë e restorantit tuaj.

PSE DUHET TË JETË TING.AL NE BIZNESI TUAJ?

Ulja e kostove të printimit te meny fizike.
Ndryshimet në kohë reale në artikujt dhe çmimet e menusë.
Mundësia për të prezantuar risi të re.
Fotot e produkteve të personalizuara e bëjnë më tërheqëse për klientët.
Përshkrimi i detajuar për çdo artikull.
Tërhiqni vëmendjen e klientit për produktet tuaja specifike.
Ofroni menunë tuaj në gjuhë te ndryshme për turistët e mundshëm.
Nuk ka kufizim në numrin e artikujve të menusë.
Suport te vazhdueshem 24/7.